Mbrojtësi i Tiranës aksidentohet përpara derbit, pëson dëmtime të lehta

Pak orë përpara derbit të kryeqytetit, një futbollist i Tiranës rrezikoi të përfundonte në spital për çështje që nuk kanë lidhje me sportin.

Bëhet fjalë për nigerianin Lukman Hussein, i cili është përplasur me një makinë teksa udhëtonte me biçikletën e tij të shtunën në rrugët e Tiranës. "Ora News" mëson se 26-vjeçari i transferuar këtë verë ngë Kastrioti mori disa gërvishtje të lehta ndërsa makina pësoi një demtim në pjesën anësore por asgjë serioze.

Çështja është mbyllur dhe Hussein ia hodhi me një dëmtim të papërfillshëm e tashmë mund të jetë në dispozicion të Orges Shehit për derbin Partizani-Tirana që starton në orën 19.00.