VIDEO/ Real Madrid bën “vetëvrasje”, Osasuna i jep një asist Barcelonës

Barcelona ruan kreun e klasifikimit në La Liga pasi përfiton nga një hap i madh fals i Real Madrid. Kampionët e Spanjës u ndalën në “Santiago Bernabeu” nga Osasuna modeste në një barazim që tingëllon si humbje për të besuarit e Carlo Ancelottit, të cilët duhet të bëjnë llogaritë me katalanasit në krye të klasifikimit me nga 19 pikë.

Ndeshje e çuditshme për “Los Blancos” ku Karim Benzema gaboi një 11-metërsh  por me një Vinicius jr. në formë fantastike. Braziliani gjeti golin e parë të ndeshjes dhe të dytin rresht në po kaq javë por për fat të keq të mbretërorëve, të pamjaftueshëm.

Miqtë nga Pamplona u mbrojtën mirë dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë me 20-vjeçarin Kike që prish rrugëtim9in fantastik të Realit deri në javën e gjashtë me po kaq fitore.