Tifozët dënohen për përshëndetjet naziste

Tifozët e Sydney United 58 dënohen për përshëndetjet naziste gjatë finales së Kupës së Australisë

Fotografitë në mediat sociale treguan disa tifozë të Sydney United duke bërë përshëndetje naziste gjatë ndeshjes.
Federata e Futbollit të Australisë tha se "dënon fuqishëm veprimet e një pakice të vogël" të tifozëve të Sydney United 58 pas çeljes së masës disiplinore.

Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet nënvizoi se sjellja e disa mbështetësve ishte "absolutisht e tmerrshme". Ndërkohë, në një deklaratë, Sydney United 58 tha se kishte "tolerancë zero ndaj çdo forme mosrespektimi, racizmi apo diskriminimi".

Klubi shtoi se do të punonte me autoritetet për të kryer një "hetim të plotë".

Skuadra e parë jo e Ligës A që arriti në finale, Sydney United 58, e njohur më parë si Sydney Croatia, humbi 2-0 nga Macarthur FC para një turme prej 16,461 tifozësh të shtunën.

"Klubi është thellësisht i përkushtuar për të krijuar një mjedis që është i respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, i cili u lejon anëtarëve të komunitetit tonë të festojnë trashëgiminë e tyre në një mënyrë kuptimplotë dhe të përgjegjshme. "Ata që nuk përputhen me këto vlera nuk janë të mirëpritur në Sydney United 58 dhe pikëpamjet e tyre nuk do të tolerohen kurrë." tha bordi i klubit.