Shënoi 2 gola ndaj Partizanit, por donin të zëvendësonin Xhixhën, trajneri Shehi tregon si qëndron e vërteta

Derbi i kryeqytetit ka përfunduar dhe festa i takon bardhebluve. Tirana ka mposhtur me rezultatin 0-2 Partizanin në një duel që pati gjithçka. Penallti e humbur për ekipin e Shehit, karton i kuq dhe dy gola të shënuar nga Xhixha. Tirana merr një fitore mjaft të vlefshme në “Air Albania”, ku triumfi vlen më shumë se sa vetëm tre pikë.

Këtë rezultat ia atribuoj trajnerit Orges Shehi. Por si e komenton ai këtë fitore?

"Fitoren e titojnë lojtarët, ndeshjen e fitojnë lojtarët në fushë. Ne japim udhëzime. Sigurisht që jemi të kënaqur se si shkoi ndeshja. Meritojnë një bravo shumë të madhe lojtarët dhe fitorja është e tyre ne të tjerët jemi prapavijë.", tha Shehi.

U tha se në një moment do të zëvendësonte Xhixhën por ja si qëndron e vërteta.

Pyetja e parë që bëmë ishte sa minuta kishte që ndërrimin ta bënim pas pjesës së parë. Na thanë që kishte shumë minuta lojë ndaj duhej të nxirrnim një nga sulmuesit. Ishim në dilemë për Xhixhën dhe për Patrik por duke pasur parasysh që u nisëm të dalim me 4, 3, 2 ose 4, 3, 1, 1 dhe Florenti të na mbante lojtarin numër 8 vendosëm për Xhixhën se thellësinë e ka armën e tij më të mirë. Kjo ishte dilema dh situatat janë shumë specifike.”, tha  trajneri Orges Shehi për “Ora Sport” në RTV ORA.