VIDEO/ Juventusi rikthehet ndryshe, në “Allianz” me Bologna-n vendos sulmi bardhezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2022, 22:43
Juventusi gjen shpëtim nga ndalesa e kombëtareve. Massimiliano Allegri dhe skuadra e tij fshijnë zhgënjimin e humbjes në Monza me një 3-0 të pastër ndaj Bologna-s në Torino.
Shënon gjithë reparti i sulmit, duke filluar me Kostic e për të vazhduar me Vlahovic e Milik. Asnjë rrugë shpëtimi për emiljanët që u dorëzuan pa kushte në një stadium gjysmë të boshatosur në shenjë proteste ndaj klubit dhe skuadrës.
Fitore që i injekton moral dhe i jep kohë Juventusit për të plotësuar skuadrën me copëzat e mbetura në infermieri. Pogba dhe Chiesa do të rikthehet pas disa javësh ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duhet të rikuperojë problemet psikologjike për të kaluar plotësisht këtë moment delikat.
