Ukraina për Kupën e Botës 2030, FIFA merr në konsideratë mundësinë, ideja në fazën fillestare

Gjatë ditëve të fundit, ka dalë në sipërfaqe emri i Ukrainës si vend kandidat i pjesshëm për organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe ky nuk është një provokim. Bëhet fjalë për një akt zyrtar pasi nga federata ukrainase është paraqitur në FIFA një kërkesë për të stuiuar terrenin dhe mundësinë e zhvillimit të botërorit në tokën që sot ndodhet nën flakë.

Edicioni i 2030 do të jetë i 24-ti dhe do të luhet saktësisht 4 vite pas organizimit të Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kandidaturat e para të vitit 2030 mbërritën në FIFA dy vite më parë, përpara pandemisë dhe sigurisht përpara luftës Rusi-Ukrainë.

Kandidatura e Ukrainës konsiderohet si një nga më të konsoliduarat në zyrat e FIFA-s që ka gjithashtu në tryezë propozimet e Marokut, Australisë, Koresë së Jugut dhe 4 vendeve në Amerikën e Jugut. Gjithsesi, për momentin në avantazh sot mbetet kandidatura dyshe Spanjë-Portugali ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe Ukraina të futet në këtë paketë me organizimin e të gjitha ndeshjeve të një grupi dhe minimalisht 4 ndeshje të fazës me eleminim direkt.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy e konfirmoi kandidaturën në një intervistë dhënë orët e fundit ku thekson se fakti që vendi po organizon një kampionat edhe pse në gjendje lufte, tregon qartë dëshirën që ka vendi për të rilindur, ndërsa shton se propozimi i Sopanjës dhe Portugalisë e shtyn të mendojë seriozisht për të marrë pjesë si vend organizator në Kuupën e Botës.