I dha fitoren Tiranës me 2 gola ndaj Partizanit në derbi, Xhixha: Më ngeli merak që nuk shënova dhe penalltinë

Redon Xhixha është sulmuesi kurbinas heroi më i ri i Tiranës dhe tifozëve bardheblu që fituan jo vetëm derbin e parë të sezonit në “Air Albania” por edhe një idhull të ri.

Fituan fillimisht një 11-metërsh që Rexhepi ia priti Xhixhës, mbetën me 10 lojtarë pasi Lulaj la fushën e lojës por Shehi rimodeloi Tiranën dhe u mbështet te lojtari i momentit, Redon Xhixha.

Redon Xhixha i dha fitoren në derbi Tiranës, duke shënuar dy herë ndaj Partizanit dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin Partizani-Tirana 0-2.

Pavarësisht paraqitjes së tij të mirë Xhixha në një intervistë për “Ora Sport” në RTV ORA u shpreh se i ka mbetur merak që nuk shënoi dot penalltinë.

Drilon Xhepollari: Humbe penalltinë më pas shënove 2 gola çfarë ndodhi? Çfarë përjetove në ayo momente.

Redon Xhixha: Penalltia është penallti 50 me 50 edhe mund ta humbësh po fati ndoshta kështu ishte i shkruar, të humbja penalltinë dhe të shënoja 2 gola të tjerë. Ndodhi më mirë kështu por dhe ajo penallti më ngel merak që nuk e shënova. Kush nuk do ta dëshironte një tripletë në derbi.