Pukë, vritet me mjete të forta 51-vjeçari, në kërkim autori

Vritet me sende të forta zjarri një person në Pukë. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dodë Prenga 51 vjec, i cili është ekzekutuar me mjete të forta.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan të Pukës, ku sipas bluve 51 vjecari fillimisht u gjet i vdekur dhe vetëm pas hetimeve të autoriteteve policore rezultoi se Prenga ishte vrarë.Nga hetimet paraprake rezulton si i dyshuar kryesor për vrasjen është shtetasi Palok Çoku, ndërsa po punohet nga ana e bluve për kapjen e tij.