Kandidati për kreun e FRPD, Kariqi: Rinia me zhgënjim të jashtëzakonshëm, shkak politika
Arnold Kariqi kandidat për Kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja ndau eksperiencën e tij në takime me të rinj në të gjithë Shqipërinë.
Kariqi thotë konstaton se rinia ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe për këtë ia vë fajin politikës.
Ai shprehet se qeveria ja ka arritur t’iu thotë njerëzve që janë ato që vendosin.
Arnold Kariqi: Rinia e vendit ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm. Sa i përket politikës në tërësi dhe të situatës ekonomike e sociale. Jemi përballur me të rinj të cilët nuk besojnë. Janë zhgënjyer. Nuk e kanë bindjen nëse bashkimi jonë ka vlerë. Ka humbur shpresa te njerëzit, nëse jemi ne personazhi që të luajmë rol. Qeveria ja arriti t’ju thotë njerëzve që nuk e keni ju fuqinë në dorë, që t’ju thotë njerëzve që ju mund të kërkoni ç’të doni të jeni të pakënaqur, por vendosim ne.
