Luljeta Bozo: Jo pension nën minimumin jetik

Deputetja e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, ka kërkuar përcaktimin e pensionit minimal në varësi të minimumit jetik. Duke qenë se sot nuk kemi as minimumin jetik të përcaktuar me ligj, ajo apeloi për ngritjen e një grupi ekspertësh që të merren me këtë çështje. E ftuar në TV. “Ora News” ajo argumentoi edhe projektligjin që ka derguar në parlament për “Urdhrin e Inxhinierëve”.

Drafti për urdhrin e inxhinerëve u depozitua në parlament mes debateve nga grupe të interesit. Nismëtarja e ketij projektligji, deputetja Luljeta Bozo argumentoi gjatë një bisede në Ora News,synimin e urdhrit e hodhi poshtë pretendimet për krijim monopoli.

Ligjëvenesja më e moshuar në parlament, gjatë bisedës mbi këtë shtresë sociale tha se nuk duhet të ketë pension nën minimumin jetik. Ajo sugjeron ngritjen e nje grupi ekspertesh për këtë skemë.

"Minimumi jetik sa i duhet një njeriu në këtë moshë. Gjithë shërbimi mjekësor në poliklinika të jetë i rimbursueshën. Duhet të ketë një kontroll shumë të fortë për cilësinë e ilaçeve” Luljeta Bozo.

Përpos kërkesës për një status për pensionistët, Bozo foli edhe për problemet shëndetësore të tyre, ku tha se rimbursimi mbetet ende problem.

Ndiqni intervistën në Ora News.