U ndalua për kontroll, policia i gjen 44 mijë paund dhe 3 mijë euro në makinë

Një 44 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Fierit pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën 44 mijë paund dhe tre mijë euro të padeklaruara.

Policia dyshon se të ardhurat kanë burime kriminale pasi për to nuk kishte një dokumentacion.

"Në vendin e quajtur "Poçem", u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R. B.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale," njoftoi policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.