Shtyhet vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për Alqi Bllakon
Nga Ora News Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 12:38
Është shtyrë vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-deputetin e PS Alqi Bllakon.
Gjykata do të shprehet më 6 tetor, ora 13:00 mbi vendimin që do të marrë.
Ndërkohë, gazetarja e Ora News Keti Banushi raporton se prezent në seancë ishte dhe Alqi Bllako.
Prokuroria ka parashtruar të gjitha veprimet hetimore të dy muajve tek mbrojtja e deputetit.