Kinezi që kërkohet nga Pekini për mashtrim 140 mln USD do hetohet në "arrest shtëpie"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 12:25
Shtetasi kinez i kërkuar nga autoritet e Drejtësisë Kineze për një mashtrim me vlerë 140 milion dollarë do të qëndrojë në arrest shtëpie. Vendimi është marrë sot nga gjyqtari Genti Shala në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Gjykata hodhi poshtë ankimimin e shtetasit kinez Liangbin Chen, i cili kërkoi kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Tiranës dhe caktimin e masës së sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Nga ana e saj Prokuroria e Gjykatës së Apelit Tiranë hoqi dorë nga ankimi.
Liangbin Chen u arrestua më 20 korrik 2022.
