Berisha përkujton ditëlindjen e Nishanit, fton ndjekësit e tij në një In Memoriam në Facebook

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përkujtuar sot ditën e lindjes të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë 28 maj 2022.

Berisha shkruan se ai ishte një miq dhe bashkëpunëtor ndërsa fton ndjekësit e tij t’i bashkohen në In Memoriam, në Facebook, në ora 19.00.

Berisha: Të dashur miq, sot përkujtojmë, në ditën e lindjes, një mik dhe bashkëpunëtor, Presidentin Bujar Nishani, një nga bashkudhëtarët në rrugëtimin e gjatë me demokratët, dhe në procesin e vështirë të shtetndërtimit. Ju ftoj të na bashkoheni në këtë In Memoriam, këtu në Facebook, në ora 19.00.

Berisha përkujton ditëlindjen e Nishanit, fton ndjekësit e tij