Regjistrimet te Filologjiku/ 369 kuota të lira, Laçi: Interes të lartë për Gjeografinë dhe Gjuhë Letërsinë

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në 5 programet e studimit, Histori, Gjeografi, Gjuhë Letërsi, Arkeologji dhe Gazetari janë ende bosh 369 kuota.

“Në përqindje kemi të lira gati 60% të kuotave.”

Dekani, Sabri Laçi thotë se procesi i regjistrimeve ka ecur me ritme të mira ndërsa programet e arkeologjisë e gazetarisë kanë më pak aplikime se vitin e shkuar.

“Gazetaria vitin e kaluar ka pasur 3 mijë e 200 këtë vit ka 2 mijë e 200 aplikime.”

Interes të lartë ka patur për programet e tjera e veçanërisht për Gjeografinë dhe Gjuhë-Letërinë ku maturantët e regjistruar sipas dekanit Laçi kanë qënë me mesatare të lartë.

“Kemi degë ku kemi më shumë aplikime se vitin e shkuar si fjala vjen Gjeografia dhe Gjuhë-Letëria.”

Në raudnin e parë u regjistruan në universitete rreth 15 mijë studentë. Në 3 tetor do të nisë procesi i regjistrimeve për raundin e dytë ku kanë aplikuar mbi 9 mijë maturantë.