Fshati pa rrugë që po boshatiset, banorët e Letanit në Elbasan: 30 vjet s'ka vënë dorë njeri

Fshati Letan ndodhet vetëm pak minuta larg Elbasanit dhe shumë afër zonës turistike të Funarit por ky fshat dita dites po braktiset nga banorët. Ata që kanë mbetur aty flasin për një mungesë të theksuar të investimeve atje, ndërsa rruga mbetet një shqetësim kryesor.

Kjo është rruga e fshatit Letan në Elbasan.

Mungesa e investimeve duhet qartë në këtë aks që lidh qindra familje me qytetin.

Banorët thonë se e kërkojnë rrugën prej 25 vitesh.

"Nuk është vënë dorë fare."

Premtimet thonë se janë të vazhdueshme.

"Sa herë ka zgjedhje thonë do bëhet dhe dorë nuk ka vënë njeri."

Fshati thonë se ka nisur duke u boshatisur, edhe për investimet e munguara.

"Është tani vështirë, jo më në dimër."

Banorët e zonave rurale në Elbasan disa herë e kanë ngritur shqetësimin e mungesës së investimeve në fshatra, ndërsa thirrjeve të tyre nuk u janë përgjigjur institucionet përkatëse.