Satelitë kundër ndërtimeve pa leje

Me vendosjen e dy satelitëve në hapësirë, do te monitorohen ndertimet pa leje në te gjithë territorin. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë më asnjë mundësi abuzimi. Ai i bëri këto komente gjatë firmosjes se kontratës prej 6 milionë dollarësh me Operatorin “Satellogic USA Inc” .

Edi Rama: "Ne do të kemi një kryeinspektoriat në qiell i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka kushërinj, i cili nuk ka parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha dhe një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjatë të gjërave që do të bëjë ky kryeinspektoriat, nuk e solli në vëmendje është që me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin, sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës me një saktësi që mblidhet në një perimetër prej 70 centimetrash" 

Veç abuzimeve nga inspektorët, Rama tha se përgjegjës janë edhe gjyqtarë e prokurorë të koprruptuar.

"Me këtë vendim ne i kemi vënë me shpatulla për muri të gjithë këta, por zgjidhja që vjen nga ky vendim i sotëm, nga kjo kontratë e sotme, është një zgjidhje e cila i jep përgjigje përfundimtare pyetjes “Po si nuk i patë”? Nuk është detyra ime funksionale të shoh kate, edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese, por është nga ana tjetër e pamundur që ne të vazhdojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi shtetndërtimi dhe krijimi të një tërësie institucionesh të cilat për të funksionuar si një makineri e verbër, pa emër, por vetëm me forcën e ligjit, duan kohën e tyre." 

derkohe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se satelitet do te ndihmojnë në marrjen e informacioneve që do të parandalojnë akte kriminale.

Së shpejti Shqipëria do të pajiset edhe me dronët e armatosur. Këta të fundit janë për raste ekstreme, por janë të nevojshme për vendin.