Rama: Shumë shpejt do të kemi dronë luftarakë, në rast terrorizmi apo një armiku potencial
Kryeministri Edi Rama deklaron pas satelitëve radhën e kanë dronët luftarakë.
“Satelitët shumë shpejt do pasohen nga dronët luftarakë. Do të marrim dronë të armatosur. Janë për rastet ekstreme kundër një armiku potencial. Por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet në përputhje me satelitët duke qenë në dinamikë të vazhdueshme. Edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion” tha Rama në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Kontratës s ëShërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”
Gjatë vizitës në Stamboll në qershor të vitit 2021, kryeministri Edi Rama njoftoi për herë të parë arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me disa dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit.
Në 22 qershor 2021, qeveria ndryshoi buxhetin me akt normativ për të shpenzuar 1 miliard lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për pajisjen me dronë në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.
