Ohri “pasurohet” me koran, 1.7 mln rasatë është hedhur në liqen nga pala shqiptare

Gjuetia e paligjshme edhe në sezonin e ndaluar kërcënon peshkun e Koranit.  Përballë këtij rreziku, autoritetet shqiptare kanë pasuruar liqenin me rreth 1.7 milion rasate të peshkut symbol të liqenit të Ohrit.

1.7 milion rasatë të peshkut të rrallë Koran janë hedhur këtë vit në ujërat e liqenit të Ohrit nga Qendra e Rritjes së Peshkut në Lin të Pogradecit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca e pranishme, tha se krahas pasurimit të liqenit me rasat të ri, theksoi rritjen e masave për të mos lejuar peshkimin e paligjshëm i cili ndikon në zhdukjen e këtij peshku endemik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Konsiderohen rreth 1500 që ushqehen përmes aktivitetin ekonomik nëpërmjet peshkimit në mënyrë tradicionale në këtë liqen. Kemi një vëmendje të shtuar në këtë drejtim dhe të gjitha strukturat tona janë në terren për të parandaluar paligjshmërinë në peshkimin me praktikat jo të duhura," tha Krifca.

Një nga shqetësimet e peshkatarëve në Pogradec mbeten kuotat për t'u licensuar me qëllim gjuetinë në liqen, çka në shumë raste ndikon tek gjuetia e paligjshme.

Për këtë Krifca tha se do të shikohet e gjithë baza ligjore për të mundësuar shtimin e kuotave.

"Është vendsour pse duhet të jenë 260 peshkatarë dhe ka hapsira të mëtejshme për ta zgjeruar këtë numër. Patjetër që do të kemi mundësinë ta adresojmë këtë," tha ajo.

Mungesa e markatës së peshkut dhe moleve janë të tjera shqetësime të peshkatarëve të Pogradecit që iu premtua zgjidhje.

"Së bashku me koperacionin italian ne kemi nënshkruar një marrëveshje për një buxhet të jashtëzakonshëm për sektorin e peshkimit që do ta transformojë totalisht prej 25 milion eurosh," tha Krifca.

Ohri “pasurohet” me koran, 1.7 mln rasatë është

 Ohri “pasurohet” me koran, 1.7 mln rasatë është