Pronari gjen vdekjen në hotelin e tij në Divjakë, dhoma u përfshi nga flakët
Pronari i një hoteli në Divjakë gjeti vdekjen si pasojë e një zjarri në dhomën ku qëndronte. Sipas policisë zjarri u shkaktua nga një cigare, ndërsa 60 vjeçari dyshohet se ishte në gjëndje të dehur.
Pronari i një hoteli në Divjakë u dogj në biznesin e tij.
Llambri Marku, 60 vjeç u gjet i pajetë paraditen e së enjtes, 29 shtator, në një nga dhomat e hotelit.
Policia tha se ai u asifiksua dhe dogj si pasojë e një zjarri të cilësuar aksidental brenda dhomës ku qëndronte në katin e katërt të objektit.
60 vjeçari që mësohet se kishte tre ditë që ishte divorcuar dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe e ka zënë gjumi me cigare ndezur.
Për pasojë ka marrë flakë dysheku dhe flakët janë përhapur në dhomë.
Burri fillimisht ka mbetur i asfiksuar dhe më pas është djegur brenda saj,
Ishin të afërmit ata që zbuluan vdekjen tragjike të 60 vjecarit në Divjakë, pasi nuk mundën të lidhen me të në telefon.


