Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, banorët protestë para bashkisë Mirditë, kërkojnë ndërhyrje

E ndërtuar në vitin 2017, cilësia e dobët e punimeve bëri që rruga Rrëshen-Bukmirë në Mirditë të dëmtohet në pak vite, ndërsa reshjet e fundit të shiut e bënë të pakalueshme. Përballë heshtjes së institucioneve, banorët e zonës protestuan para bashkisë Mirditë

Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmir dhe mos reagimi i institucioneve përgjegjëse, ngriti në proteste banoret e zonës.

Fillimisht u mblodhën para bashkisë Mirditë nga ku kërkuan ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e rrugës që thonë se po u rrezikon jetën.

"Unë jam shofer, transportoj nxënës shkolle. Sa herë që dal nga shtëpia, familja më thotë ta lë punën se do të marr në qafë jetën e 15 nxënësve," tha një prej tyre.

Më pas u zhvendosën tek diga e hidrocentralit, që ka ndërtuar rrugën.

Ata u takuan me një nga përfaqësuesit e kompanisë nga i cili morën premtimin se aksi rreth 16 kilometra do të rehabilitohet me të gjitha parametrat.

"Na thanë se do të fillojë puna dhe shirat e dimrit nuk do ta zënë rrugën të papërfunduar," tha një prej tyre.

Rruga Rrëshen-Bukmir u ndërtua në vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë

Por cilësia e dobët e punimeve bëri që investimi të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, duke penalizuar 6 mije banorë të këtyre zonave.

Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, banorët protestë

Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, banorët protestë

Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, banorët protestë