Korrupsioni, KiE: Forconi luftën ndaj tij; Berisha: Drejtësia në Shqipëri udhëhiqet nga biznesi

Heqja e imunitetit për BE dhe KiE është rezultati më i prekshëm në luftën ndaj korrupsionit, por Shqipërisë i mbetet ende punë për të bërë. Në unison dy intitucionet apelojnë që vendi ynë të realizojë reforma konkrete, si kushti i vetëm për të avancuar drejt BE.Gjatë konferencës së përbashkët BE-Këshilli i Evropës- qeveri shqiptare për bilancin 3 vjeçar të këtyre institucioneve për luftën kundër korrupsionit ne Shqipëri, kryediplomati europian në Tiranë, Ettore Sequi, kërkoi zbatim të reformave dhe ndjekje penale për çështjet e korrupsionit.“Suksesi i asistencës sonë shkon në nivelin e dëshirës dhe vendosmërisë suaj për të përfituar prej saj. Lufta ndaj korrupsionit është një kërkesë e rëndëssihme për statsusin kandidat dhe celjen e negociatave. Ne vendet e BE perceptimi për korrupsionin është i ulet, ndërsa pritshmëritë për Shqipërinë mbeten të drejta dhe realiste. Ne kërkojmë te shikojmë rezultate konkrete, prandaj ju duhet te zbatoni reformat dhe ndjekjet penale për çështjet e korrupsionit”deklaroi Sequi.Ndërsa zv.sekretarja e përgjitshme e KiE, Gabriella Battaini Dragoni, apeloi autoritetet shqiptare të forcojnë qeverisje për të luftuar korrupsionit.“Projekti PAKA ka dhënë kontributin e tij në përgatitjen e disa ligjeve. Por rezultati më i rëndësishëm gjatë këtyre tre viteve është heqja e imunitetit të deputetëve. Po ende ka punë për tu bërë, ndaj unë ftoj autoritetet shqiptare që të përparojnë në këtë drejtim dhe të vijojnë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit” tha Dragoni.I pranishëm në konference, kryeministri Berisha renditi reformat në luftën ndaj këtij fenomeni, por u tregua i ashpër ndaj sistemit të drejtësisë, ku tha se ky sistem udhëhiqet nga biznesi.“Qeveria shqiptare ka si prioritet luftën ndaj korrupsionit. Shpreh keqardhje për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që përjashtonte nepotizmin në administrate. Reforma në drejtësi do të ndihmojë në luftën ndaj korrupsionit. Drejtësia në Shqipëri është më pak politike se në shumë vende të tjera, por drejtësia në Shqipëri udhëhiqet nga biznesi” u shpreh Kryeministri.Përmes projektit PACA përgjatë tri viteve BE i ka akorduar Shqipërisë 2.1 mln euro për luftën ndaj korrupsionit.