“Qyteti Studenti” mbulohet nga reja e tymit, flakët përfshinë magazinën me rroba të përdorura

Një re e madhe tymi ka mbuluar “Qytetin Studenti” në Tiranë pasi një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët.

Gazetari Edison Vatnikaj nga vendngjarja raporton se magazina i përket shtetasit Vladimir Odaj dhe ishte me rroba të cilat shiten me shumicë. Ai është një tregtar i cili operon prej vitesh me shitjen e rrobave.

Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 në magazinë. Ende nuk janë përcktuar shkaqet e zjarrit. Banesat dhe rrugicat nuk favorizojnë futjen e forcave zjarrfikëse.

Magazina ndodhet në pjesën e bodrumit dhe janë vatra që aktivizohen sërish.

Flakët ende nuk janë shuar pasi riaktivizohen sërish.

Do të jetë grupi hetimor i cili do të përcaktojë nëse magazina plotësonte kushtet e magazinimit.