Tedi Malaveci rizgjidhet në krye të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2022, 17:40
Tedi Malaveci është rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër (2022-2026), si kreu i përmbaruesve gjyqësorë privatë.
Kreu aktual i Dhomës, me votim të fshehtë, mori besimin e 74 përmbaruesve, përballë tre kandidatëve të tjerë konkurrues.
Ditën e djeshme më datë 24 Shtator 2022, në një mbledhje maratonë prej 7 orësh të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, përmbaruesit privatë zgjodhën organet drejtuese. Asambleja Zgjedhore u mbajt në prani të 125 përmbaruesve.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë është krijuar në vitin 2010 dhe ka në përbërjen e saj 144 përmbarues të licencuar në të gjithë Shqipërinë.
