Dritare pa xhama, tualete pa ujë, bashkia Elbasan “harron” shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi”
Dritare me xhama të thyer dhe tualete pa ujë. Këto janë vetëm disa nga problemet e shkollës 9 vjeçare Hamit Mullisi, një prej institucioneve arsimore në Bashkinë Elbasan që nuk ka njohur asnjëherë ndërhyrje.
Këto pamje tregojnë gjendjen e shkollës 9 vjeçare “Hamit Mullisi” në bashkinë e Elbasanit.
Muret me lagështirë dhe suvatime të rrëzuara.
Siç pranojnë nxënësit, në tualete nuk ka ujë të rrjedhshëm.
“Nuk ka ujë. Duhen rregulluar banjot dhe shkolla.”
Bankat ku ulen janë të vjetra e të dëmtuara.
“Janë të prishura.”
Xhamat e dritareve të thyera.
Për ngrohje në këtë shkollë nuk flitet.
Ditët e ftohta që po vijnë, nxënësit do t’i përballojnë vetëm me rezistencat elektrike që siç thonë çdo vit i blejnë vetë.
“Kemi ftohtë. Kemi nga ato që ngrohin, rezistencë.”
Pamja e jashtme tregon se është mes shkollave që nuk ka njohur investime.
“Sikurse ishte vjet. Është e vështirë për të mësuar këtu.”
Bashkia e Elbasanit e kontaktuar, pranon nuk ka asnjë plan për ndërhyrje në Shkollën “Hamit Mullisi”.

