Genc Burimi: Me marrëveshjen Serbi-Rusi është Italia që shënjestrohet

Në një intervistë për Ora News analisti Genc Burimi ka komentuar marrëveshjen mes Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tij me këtë marrëveshje shënjestrohet Italia.

Genc Burimi: Marrëvedhja Serbi- Rusi është Italia që shënjestrohet. Nga tre kokat e koalicionit fitues Salvini dhe Berluskoni janë shprehur qartazi pro Rusisë. Berluskoni para pak ditësh tha që nuk është Rusia fajtor në këtë luftë por Ukraina që e provokoi me shpresën e saj për të hyrë në NATO.  Meloni nuk prononcohet shumë është jë femër që nuk ka program ekonomik. Njerëzit nuk i ushqen identiteti i ushqen ekonomia. Sot Italia nuk vuan nga identiteti. Sot Italia ka nevojë për reforma thelbësore. Kjo femër duke mos pasur mundësi të nëjë reforma thelbësore me siguri do ti tentohet të bëjë partnership me Moskën për të pasur një gaz të lirë.

Burimi thotë se Putin shpreson të fitojë kohë që atë që po bën ai në Rusi me mobilizimin kundra mobilizimit ta shohim dhe në Europë ku njerëzit të ngrihen kundër rritjes së çmimeve.

Genc Burimi: Europa i tregon paksa dhëmbët Serbisë me synim Italinë. Putin shpreson të fitojë kohë që atë që po bën ai në Rusi me mobilizimin kundra mobilizimit ta shohim dhe në Europë ku njerëzit të ngrihen kundër rritjes së çmimeve. Është si një kështjellë që do ët bien njëra pas tjetrës.  Ra Hungari bie Italia, do të bien me radhë. Ndaj amerikanët duan unitet të jashtëzakonshëm.  Shikoni Shqipërinë, vrasja para disa vitesh e 4 vetave në bulevard nuk u quajt si një maskaradë nga amerikanët, sot amerikanët në një moment strategjik si ky i sotmi duan unitet.  Nuk është Serbia që prish punë. Janë amerikanët që duan të mbajnë një lloj pasarele qoftë me Turqinë qoftë me Serbinë. Është herët për Amerikanët që këto 2 vende ti përjashtojë nga blloku.

Sakaq ai nuk lë pa përmendur as qëndrimin kryeministrit shqiptar për të cilin thotë se i frikësohet deri në fund logjikës së aleancës me Vuçiç.

Genc Burimi: I frikësohem misionit të Edi Ramës për ti shkuar deri në fund logjikës së aleancës me Vuçiç, këtë po e bën me çmim të lartë duke pezmatuar vëllezërit tanë kosovare. Kosovarët kanë të drejtë, teoria që me anë të ekonomisë zbuten gjakrat bien poshtë si në të kaluarën dhe në të sotmen.

Në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së OKB-së ministri i Jashtëm serb, Nikolla Sellakoviç dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov nënshkruan një marrëveshje për të harmonizuar politikën e jashtme, ndërkohë që Beogradit po i kërkohet që të tregojë njëtrajtshmëri me politikën e Brukselit dhe të dënojë Rusinë për luftën në Ukrainë.