“Probleme të mëdha me energjinë”, eksperti Çoçoli: Do të ndodhin 3 gjëra
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja tha se familjet me të ardhura të mesme nuk do të jenë më në gjendje të përballojnë më çmimin e energjisë elektrike.
Fatos Çoçoli: Do të jetë një sprovë e vështirë. Në ditët e sotme nuk përdorim mjetet tradicionale të ngrohjes. Ngrohja me elektricitet është gati 95% në familjet qytetare. Vendi jonë e ka pasur energjinë të lirë. Familjet me të ardhura të mesme arrinin ta përballonin por kjo nuk do të ndodhë më. Nga mesi i nëntorit do të kemi probleme të mëdha me energjinë.
Sipas tij tre janë skenaret e mundshme sa i përket qasjes së njerëzve ndaj shpenzimit të energjisë.
Fatos Çoçoli: Do të ndodhin 3 gjëra, korrigjimi i shifrave nga faturuesi përmes një paraje të futur nën dorë. Shoh një rrezik të tillë se familjet do të jenë të detyruara të ngrohen dhe në mes të muajit nëse kalon sahati te 800 kilovat do të mundohen të mos jetë aq. Do të bëjnë tentativa për manipulim të faturuesit ose të ndërhyjnë në sahat. Pjesa tjetër do të jenë ato familje që nuk do të fusin telin për të harxhuar më pak por do të mendojnë të izolojnë më mirë shtëpinë. Dritaret apo dyert do ti izolojnë. Skenari i tretë që mund të ndodhë është që disa familje të kalojnë tek drutë e zjarrit por dhe ai kushton. Por ngrohja me dru zjarri është më pak e kushtueshme.

