“Non grata e Berishës erdhi nga Rama e Basha” Meta paqe më SHBA: Kemi nevojë për protesta paqësore

Dy ditë pasi takoi ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, përballë gazetarëve ilir meta u shpreh se nuk ka asnjë surprizë për këtë.

Duke theksuar se gjithnjë i ka pasur marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara, ai pranoi të flasë vetëm atë çfarë mesazhi ai tha sa i përket shpalljes së Berishës non grata, duke theksuar se për këtë ka ndikuar Basha dhe Rama.

Meta: Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mos regjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-be që nuk kemi pse ta diskutojmë.

Megjithatë kreu i partisë së lirisë duket se iu shmang idesë së Berishës për grevë, duke shtuar se vendi ka nevojë për protesta për shkak të abuzimeve nga qeveria.

Meta: Vendi ka nevojë për protesta paqësore. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre.

Në mesazhin e metës në konferencën për shtyp thelbësore ishin shpenzimet në ujësjellësa, ku pavarësisht miliona eurove të investuara në familjet e shqiptarëve nuk ka ndryshim

Meta: Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi.

Sa i përket afrimit të zgjedhjeve vendore, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste.

Agron Duka ka kërkuar nga e gjithë opozita të bashkohet për të pasur një koalicion.