Bie aksidentalisht nga pema, humb jetën 68 vjeçari në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2022, 16:51
Një 68 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga pema.
“Në fshatin Starovë, Berat, shtetasi S.H., 68 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi herimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
