Lame në Bulqizë, u jep certifikatën e pronësisë 1600 familjeve
Në Shqipëri nuk janë vetëm legalizimet e banesave informale që sjellin pengesa për çështjen e pronësisë.
Prej vitit 1991 ende nuk ka përfunduar as regjistrimi fillestar i pronave.
Kreu i kadastrës Artan lame pas mbylljes së këtij procesi në jug ka ndalur në Gjoricë të Bulqizës ku ka certifikuar dokumentin e rreth 1600 familjeve.
“Ka të bëjë me dinjitetin e atyre qytetarëve që duan të kenë dokumentin e tokës dhe jo të rrinë me frikën se çfarë do të ndodhë.”
Pas saktësimit të hartave, pronat mund të përdoren qoftë në shitblerje apo dhe veprime të tjera financiare.
“Nesër do t’i përdorni për çdo veprim që doni me pronën; mund t’i shisni, mund t’i vini në bankë për kredi, apo për aplikim për fonde nga ministria e Bujqësisë përmes e-albania.”
Pas vitit 1991 janë dhënë rreth 500 mijë pasuri qoftë ato me ligjin 7501 apo me ndarjen e pronave të fermave, por edhe ato që iu janë kthyer ish-pronarëve.
