Ishte shpallur i humbur nga e shoqja, gjendet i vdekur 65-vjeçari në lumit Vjosa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2022, 16:24
Një 65 vjeçar është gjetu pa shenja jete në shtratin e lumit Vjosa.
Ai është gjetur ditën e sotme 25 shtator 2022 rreth orës 15:00 në shtratin e lumit Vjosa, njofton policia.
Ditën e sotme, bashkëshortja e 65 vjeçarit me inicialet N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
