Tentoi të fuste kontrabandë rreth 219 mijë euro dhe verë, prangoset 50-vjeçari

Policia kufitare në Vlorë ka finalizuar e koduar “Excise” ku janë kapur verë dhe euro të futura në mënyrë kontrabandë.

Konkretisht policia ka sekuestruar 218 885 euro të padeklaruara në kufi dhe një sasi vere, e dyshuar e kontrabanduar.

Një mjet kamion tip "DAF", me drejtues shtetasin A. B. Ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm,

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

 

“Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Vihet në pranga 50-vjeçari që nuk deklaroi shumën e parave në kufi dhe tentoi të fuste kontrabandë sasinë e verës, në vendin tonë.

Në përfundim të veprimeve në kuadër të operacionit “Excise”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi",  "Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".” – njofton policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Tentoi të fuste kontrabandë rreth 219 mijë euro dhe verë,