Komisioni Evropian kërcënon Serbinë, raportuesja për Kosovën: Anëtarësimi në BE s’kalon nga Moska
Traktati i fundit mes Serbisë dhe Rusisë mund t’i kushtojë Beogradit ndërprerjen e rrugës evropiane. Kështu ka sinjalizuar raportuesja për Kosovën në Komisionin Evropian e cila e ka quajtur marrëveshjen një skandal nga ana e Serbisë në mes të luftës në Ukrainë.
Një skandal e ka quajtur zyrtarja e Komisionit Evropian marrëveshjen mes zyrave të diplomacisë ruse dhe serbe dy ditë më parë.
Raportuesja për Kosovën në Komisionin Evropian dhe eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon ka kërcënuar Serbinë me aspiratat që vendi ka për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.
Cramon: Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme Ministria serbe e Jashtme nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorët rusë. Ose ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë negociatat e anëtarësimit në BE, pasi hyrja në BE nuk kalon nga Moska.
Në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së OKB-së ministri i Jashtëm serb, Nikolla Sellakoviç dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov nënshkruan një marrëveshje për të harmonizuar politikën e jashtme, ndërkohë që Beogradit po i kërkohet që të tregojë njëtrajtshmëri me politikën e Brukselit dhe të dënojë Rusinë për luftën në Ukrainë.
Deri më sot, Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.
