Morinë, 41 vjeçari s'i ndalon policisë në kufi por i jep gaz makinës e hyn në Shqipëri

Një 41 vjeçar është ndaluar pas një ndjekje policeske në pikën kufitare të Morinës.

Policia e Kukësit informoi mbrëmjen e sotme se "41 vjeçari nuk ndaloi makinën pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi"

Personi i arrestuar është S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc. Ai u prangos  për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.