Fatmir Mediu 2 orë në SPAK, mbyll gojën para gazetarëve

Ish ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Republikane është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Deputeti i Partisë Republikane pasi doli nga SPAK tha se ishte ftuar në cilësinë e deklaruesit por rezervoi të drejtën të japë më shumë detaje për dosjen për të cilën ishte thirrur.

“Isha thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një hetim që është në interes të SPAK. Duhet të ruaj konfidencialitetin” tha ai

Mediu qëndroi për gati 2 orë me prokurorët e posaçëm.

Pyetjes ngacmuese nëse kishte shpërdoruar detyrën në periudhën kur ka qenë ministër Mediu iu përgjigj: "Çfarë  lidhje ka shpërdorimi i detyrës, unë po ju them në çfarë cilësie u ftova”

Burimet thanë se Mediu ndodhej në SPAK në kuadër të hetimeve të reja që po zhvillohen për kompleksin "Partizani"