Elezi: Ministrja Balluku nuk kupton çfarë sektori ka marrë në menaxhim

I ftuar në Ora News në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj ishte Eduart Elezi, ekspert i energjitikës.

Ai i cilësoi qesharake këshillat e Ministres Balluku për nxënësit e kopshteve.

Sakaq ai u shpreh se ministrja Balluku nuk kupton se çfarë sektori ka marrë në menaxhim.

Eduart Elezi: Nëse ti e stakon në një temeraturë X dushi sapo arrit temperaturën stakohet dhe normalisht kur bie nga ajo temepraturë takohet prapë,vetëtakohet. Pjesa e kësaj që ta heqësh nga priza këto ja lëmë zonjës minister që të shkojë në kopshte dhe në çerdhe që të edukojë familjarët. Pjesa më qesharakë për mua ishte pjesa që thotë mbylleni derën e frigoriferit se rri drita e frigoriferit hapur, kjo është perlë në aspektin e instagrameve dhe batutave dhe kjo vjen nga harbutëria dhe injoranca sepse nuk kupton se çfarë sektori ka marrë në menaxhim.