“SPAK të hetojë”, Elezi: Sa herë Shqipëria futet në tender çimimi në bursën Hungareze rritet, e pas një ore bie
I ftuar në Ora News në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj ishte Eduart Elezi, ekspert i energjitikës.
Ai u shpreh se energjia ditore është energjia më e shtrenjtë në çdo shtet të botës dhe merr sasira të vogla.
Eduart Elezi: Flasim për tregun në Shqipëri, për atë tregun që quhet tregi i energjive të rinovueshme. Me të vërtetë ka një bazë ligjore kanë future disa disbalanca për ti nxjerr në treg sepse duan të blenë sa më shumë energji . Kjo është logjika të marrim në import sa më shumë se aty ka dallaveren e tenderave ka ka 66 tendera që bën Korporata Elektroenergjitike nga janari deri më sot në vend që të prokurojë energji mujore, dy mujore ose tremujore kanë prokuruar energji ditore.
“Energjia ditore është energjia më e shtrenjtë në çdo shtet të botës dhe merr sasira të vogla jo ti të prokurosh energji për një javë me ditë dhe referenca është kuriozitet. Unë sa herë kam ndjekur bursën hungareze në momentin që futet Shqipëria në tender rritet çimimi në bursën Hungareze dhe pas një ore çmimi bie, ky është një dyshim por këtu duhen strukturat e SPAK që ta ndjek këtë.”

