Kume: Partitë shqiptare, me ligj, nuk mund të financohen nga shtetet e tjera, duhet transparencë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume u shpreh se jashtë vendin tonë partitë nuk mund të financohen nga shtete të tjera.

Ai tha se duhet të krijohet një mekanizëm ndryshe për financimin e partive politike, ku këto të fundit duhet t’i kenë transparente këto financa.

Kume: Partitë mund të financohen në fushatë nga palë të treta, ndërsa nga jashtë vetëm nga financime politike dhe grupime politike, por jo nga shteti dhe ente të huaja jo shqiptare. Është ndërtuar një mekanizëm ligjor për këtë gjë.

Ne duhet të ndërtojmë një mekanizëm ndryshe për financimin e partive politike. Partitë financat duhet t’i kenë transparente dhe shteti duhet t’i detyrojë me anë të mekanizmave që t’i bëjë kështu, ose t’ i vërë para dënimit.