“Çdo shqiptar ndjehet më i pambrojtur”, Mziu: Rasti që po kalojmë sot e ka shkërmoqur shtetin
Deputeti demokrat Xhelal Mziu gjatë një interviste me gazetarin Everst Dedaj në Ora Neës u shpreh se situata në të cilën ndodhet Shqipëria sa i përket publikimit të informacioneve shtetërore është shumë e rëndë.
Sipas tij dhënia e eurove dhe shkërmoqja në këtë shkallë të bën të mendosh se eurot nuk kanë shkuar për mbrojtje por diku tjetër.
Xhelal Mziu: Është një situatë shumë e rëndë për Shqipërinë. Edhe në 25 prill e njëjta situatë ishte. Rasti që po kalojmë sot e ka shkërmoqur shtetin, është për të ardhur keq. Janë shpenzuar me miliona euro për të garantuar sigurinë e këtyre të dhënave, ndërsa shtetit nuk i ka mbetur asnjë folder i pacenuar. Nuk besoj se ka shtet si Shqipëria q mund të jetë ndodhur në këtë situatë katastrofike. Dhënia e eurove dhe shkërmoqja në këtë shkallë të bën të mendosh se eurot nuk kanë shkuar për mbrojtje por diku tjetër. Çdo qytetar shqiptar ndjehet më i pambrojtur sot. Kjo nuk është një rrufe në qiell të pastër, vjen si rezultat i kësaj pune në këto 10 vite ku është fokusuar te propaganda dhe jo te produkti.
