"Rama, piktor dështak!" Berisha: Në 9 vite, kontributi i tij i vetëm për artin shkatërrimi i Teatrit
"Shembja e Teatrit Kombëtar është gjithçka që kryemistri Rama ka bërë për artin në 9 vite te qeverisjes së tij".
Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me vajza dhe gra, teksa tha se kontributi i qeverisë nuk është parë gjëkundi.
"Një qeveri që nuk pyet asgjë.E keni dëgjuar në 9 vite të bëjë një konsultë me artistët? Jo. Përkundrazi në një urrejtje patologjike u shkatërroi Teatrin."
Duke e quajtur një piktor dështak, Berisha tha se për dështimin e tij personal po merr hak mbi artistët.
"Një njeri i cili është sot kryeministër mbeti gjithë jetën një piktor dështak. Deri në momentin që u bë kryeministër nuk kishte hapur dot një ekspozitë në Shqipëri. Mirëpo dështimi i tij është i tij, problemi është se u vërsul kundër artit."
Më së shumti kjo situatë është ndjerë nga vetë artistët. Ish-deputetja dhe aktorja Rajmonda Bulku shpreh shqetësimin përvballë kësaj situate.
"Kemi sot njerëz që duan të luajnë në skenë dhe nuk kanë skena. Të mos ketë skenë një aktor është ta vrasësh."

