Soko: Kemi probleme me cilësinë e shtetit, hackerimet kanë pasoja shumë rënda
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, analisti Pano Soko u shpreh se ne kemi problem cilësinë e shtetit, prandaj është problem digjitalizimi.
Ai shtoi se pasojat e këtij veprimi janë të rënda duke shtuar se shteti ynë është ngritur në bazë të korrupsionit.
Soko: Ne kemi problem cilësinë e shtetit, prandaj është problem digjitalizimi. Kjo që ka ndodhur nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por pasojat janë të rënda. Problemi është i zakonshëm. Çfarë ndodh me ministritë dhe tenderat e vendit?
Nëse ndërton një sitëm të bazuar në korrupsion, atëherë vijnë këtu. Në tendera dhe dogana humbasim ca lekë. Nuk e kuptoj pse çuditen shqiptarët me këtë? Janë paguan 194 milionë euro për mbrojtje, por ama sa para kanë shkuar realisht atje? Marrin lekët dhe gjysma shkon në xhep.
