Makina përplas këmbësorin në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 21 Shtator 2022, 08:10
Një këmbësor është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Qemal Mici, lagjia nr.17, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.
"Rreth orës 08:00, në lagjen nr. 16 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen B. M., 38 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. K., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
