Lajçak në New York takon Ramën: Mirënjohës për mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York.
Përmes një njoftimi në Twitter Lajçak informon për takimin me Ramën.
“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën, informon Ora News.
Më pas duket se është takuar edhe me kryeministrin në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
“Fola me Dritan Abazoviq në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën aktuale politike në Mal të Zi. Theksova se BE-ja pret që Mali i Zi të bëjë përparim të dukshëm në reformat e BE-së”, shkruan Lajçak në Twitter.

Had a very useful meeting with @ediramaal in the margins of #UNGA. We discussed the situation in the Western Balkans. Grateful for his insights and support to the ????????-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/Zg78i7Buze
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2022
