Harxhi: Përpos Bashës, edhe PS e bashkia Tiranë kanë bërë lobim në SHBA, janë diku te 3 mln dollarë
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, anëtarja e kryesisë së PD-së, Edit Harxhi të gjithë e dinin që Basha ka bërë transaksione për lobim në SHBA.
Sipas saj, ka dokumente edhe për Partinë Socialiste dhe bashkinë e Tiranë që kanë paguar para për të lobuar në SHBA.
Harxhi: Ne të gjithë e dimë se Basha ka paguar para për të lobuar në SHBA. Ka pasur transaksionet, por nuk dihet se kanë ardhur këto të fundit. Unë kurrë nuk mund ta mendoja se një kryetar i PD-së ka bërë transaksionet me para ruse.
Përpos financimeve të PS-së së pa deklaruara, di që është edhe një dokument lidhur me financimet e bashkisë së Tiranës, diku te 3 milionë dollarë, për lobim në SHBA. Më duket shumë e çuditshme që një kryetar bashkie të pritet nga kryetarja e dhomës në SHBA.

