Eksperti: Hackerat kanë bërë qejf prej muajsh, nuk mund të bllokohen të gjitha linqet dhe dark web
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, eksperti i IT-së, Daniel Kordhoni u shpreh se mund të këtë surpriza në çdo moment lidhur me publikimet e hackerave.
Sipas tij, edhe pse qeveri thotë se nuk është prekur asgjë nga serverat kryesorë, ai theksoi se hackerat kanë bërë qejf prej muajsh.
Kordhoni: Mund të këtë surpriza në çdo moment. Duke pasur parasysh AKSHI-n, e-albania dhe çështjen e patronazhistëve, edhe pse këta thonë se nuk kanë prekur gjë në raport me serverat, saktësisht askush nuk e di sepse hackerat kanë bërë qejf prej muajsh tashmë dhe kanë pritur pikërisht pushimet.
AMA dhe AKEP mund të bllokojë publikime vetëm për territorin e vendit tonë, por jo hostet në të gjithë vendet, po dark web. Për t’i bllokuar këto duhet një monitorimi nga një kompani, një palë e tretë duke gjetur URL-të dhe të dhënat për t’i mbyllur.

