Të dhënat e hackerave, Cukali: Absurd ndalimi i publikimit, Qyno: Duhet një urdhër nga gjykata
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Koloreto Cukali u shpreh se historia me ndalimin e publikimit të të dhënave të hackeruara nga iranianët është një absurd i madh.
Ndërkohë, që gazetari Elton Qyno shtoi se një ndalim të tillë mund të urdhërojë prokurori i çështjes që ka në dorë procedimin penal.
Cukali: E gjitha kjo është në nivelin e absurdit. Është një ofendim i madh që na bëhet sepse ne nuk jemi rreziku kombëtar. Informacioni që këta duan ta mbrojnë vendin jemi ne, ndërsa informacioni është në duart e armiqve të Shqipërisë.
Qyno: Një ndalim të tillë mund të urdhërojë prokurori i çështjes që ka në dorë procedimin penal. Prokurori legjitimohet që të nxjerrë një vendim i drejtuar gjykatës. Është marrë masa e sigurimit të kërkesës së veprimeve hetimore.

