Gjokutaj: Të aktivizohet taksforca për energjinë, të mos lejohen abuzimet në kurriz të qytetarëve

I ftuar në Ora News në një intervistë me gazetaren Sonila Musaj ekspert i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha se pritet që sezoni i dimrit ta shtojë numrin e atyre që do të jenë afër apo do ta kalojnë mbi 800 KËH.

Eduard Gjokutaj: Natyrshëm kjo ka arritur qëllimin si masë për arsye se qeveria ka vendosur pikërisht për të kufizuar konsumin dhe kam idenë se në një farë mënyre dhe mund tja arrijë kësaj. Pjesa tjetër as që diskutohet përsa i përket kostove të shtuara pjesëve të cilat do të prodhojnë element të korrupsionit element të vjedhjes dhe duhet aktivizuar me force.

Sipas tij e gjitha ka të bëjë me atë se sa energji do të konsumohet në të ardhmen.

Eduard Gjokutaj:  Ajo që edhe ministrja e theksoi para disa kohësh taksforcën, duhet të rifuten në lojë por në një formë tjetër për arsye se në qoftë se vijnë në të njëjtin model siç ka qenë para 8 vitesh atëherë i bie që e gjithë reforma e energjisë u mbars dhe prodhoi shumë pak gjëra kështu që e gjitha nuk lidhet me punën e konsumit por lidhet me çfarë do të bëhet në të ardhen si do të evulojë tregu për ato problem që nuk i ka zgjidhur dhe nuk i ka adresuar.