Me 30 emigrantë në kamionçinë, zbulohen dy 44-vjeçarët në Qafë Botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 13:24
Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi janë kapur teksa po transportonin 30 emigrantë të paligjshëm.
Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Thirty".
I arrestuari është 44 vjeçari me inicialet A. P., , banues në Mirditë dhe 44 vjeç me inicialet A. D., banues në Shkodër.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit", duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.”, njofton policia
Tepelenë, i rrëmbeu turistes çantën nga dora, arrestohet autori
9 Shtator, 14:17
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

