20 vjet lokale pa leje, Bashkia e Durrësit "kujtohet" për lirimin e hapsirave publike

Në Durrës ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga biznese të ndryshme. Ndërtimet që janë duke u prishur, nuk janë ndërtime të viteve të fundit, por prej afro 20 vitesh, ndërsa autoritetet janë kujtuar vetëm tani për këtë aksion.

Disa lokale në lagjen 17 kishin zaptuar hapësirën publike në Durrës.

Pas gati 20 vitesh Bashkia  dhe IKMT janë kujtuar se ato nuk kanë asnjë leje, ndaj nisën mëngjesin e së  premtes një aksion për lirimin e hapësirave.

Kreu i policisë bashkiake Vasip Çopa tha se aksioni nuk do të ndalet, por do të vijojnë edhe në zonat e tjera.

KETU LAJMET MINNUTE PAS MINUTE

"Me mbështetjen e Policisë së Shtetit kemi filluar aksionin e lirimit të hapsirave publike në lagjen numër 17 në Durrës.

Subjektet janë lajmëruar në bazë të ligjit. Thuajse të gjitha tendat kanë qenë pa leje," tha ai.

Për qytetarët, aksioni është i drejtë, por i vonuar.

"I drejtë është, por i vonuar.

Shteti duhet të jetë në dispozicion për moszënien e hapsirave, njerëzit të ndihen të lirë e rehat, jo me njëqind gjëra.

Ky aksion është shumë i drejtë.

Lulishtet duhen për fëmijët, lokali të rrijë lokal," tha ai.

Autoritetet shqiptarë kanë nisur prej ditësh një aksion kombëtar për lirimin e hapësirave publike në mbarë vendin.

20 vjet lokale pa leje, Bashkia e Durrësit "kujtohet" për 20 vjet lokale pa leje, Bashkia e Durrësit "kujtohet" për 20 vjet lokale pa leje, Bashkia e Durrësit "kujtohet" për 20 vjet lokale pa leje, Bashkia e Durrësit "kujtohet" për