U lanë jashtë paketës së rezistencës, studentët i japin "Guinnes" Ramës: Do të paguajmë qiranë si të ishim në Londër
Nga Ora News Përditësimi i fundit 9 Shtator 2022, 10:24
Qendresa qytetare ka dalë sot në një protestë për studentët para kryeministrisë ku si fokus ishte mospërfshirja e studentëve në Paketën e Rezistencës Sociale e publikuar ditën e djeshme nga qeveria.
Sipas tyre studentët nuk u përfshinë në paketë ndërkohë që viti i ri akdaemik është shumë pranë.
Ata deklaruan se shpenzimet për studentët në një vit akademik janë shumë të larta.
Veç tarifës shkollore për një vit master që sipas tyre arrin deri në 1 milion e 700 mijë lekë të vjetra, çmimet e larta të apartamenteve janë të papërballueshme për ta.
"Çmimet e larta të apartamenteve ajnë të papërballueshme. Si mund ta përballojë një student qiranë e apartamenteve në Tiranë, kur u duhet të paguajnë si me qenë në Londër," tha një prej tyre.
